Miq të veçantë vizitojnë ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Miq të veçantë, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ‍♀️‍♂️

Sot, nxënës të klasave të tetë dhe të nëntë të Shkollës së Mesme të Bashkuar Bularat, Dropull, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, zhvilluan një vizitë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Ata u pritën nga Zëvëndësdrejtori për Sigurinë Publike Kryekomisar Altin Demiraj dhe nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, të cilët i informuan nxënësit, mbi rëndësinë e bashkëpunimit të Policisë me komunitetin, sigurinë e jetës në rrugë dhe rolin e Policisë në parandalimin e fenomeneve negative në shkolla.

Gjatë vizitës, nxënësit morën një prezantim të hollësishëm mbi sektorët kryesorë të Policisë, si Salla e Komandimit, Seksioni i Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Njësinë e Intervistimit të të Miturve si dhe Dhomat e Shoqërimit të Personave. Ata patën mundësinë të shihnin nga afër se si punojnë policët dhe angazhimin e tyre për të siguruar rendin dhe sigurinë.

Nxënësit dhe mësuesit e tyre shprehën mirënjohje për punën e Policisë, veçanërisht për ata që ofrojnë shërbime në shkolla, dhe u angazhuan për të denoncuar çdo paligjshmëri, me qëllim për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

#Dyertehapurapërqytetarët️️
#Nëshërbimintuaj
#PoliciMikpritëse✅
#DVPGjirokastër