Milot
Kryen parakalime të rrezikshme në urën e Matit, ndëshkohen me masë administrative, 2 drejtues automjetesh.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqeshin dy automjete që kryenin parakalim të rrezikshëm në urën e Matit, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.
Nga verifikimet, u identifikuan drejtuesit dhe pronarët e automjeteve, shtetasit N. Gj., banues në Milot, Kurbin, dhe M. P., banues në Mamurras, Kurbin. Në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor, ata u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për shkeljen e kryer.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median, për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.