MESAZH URIMI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT, DREJTUES MADHOR ILIR PRODA, PËR 113-VJETORIN E KRIJIMIT TË POLICISË SË SHTETIT

MESAZH URIMI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT, DREJTUES MADHOR ILIR PRODA, PËR 113-VJETORIN E KRIJIMIT TË POLICISË SË SHTETIT

Gëzuar 113-vjetorin e Policisë së Shtetit!
Në 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë punonjësit e Policisë, për përkushtimin dhe sakrificën e tyre të përditshme në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.

Nderim i përjetshëm për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëherazi Dëshmorë të Atdheut, që dhanë jetën në krye të detyrës, duke lënë pas një trashëgimi guximi, devotshmërie dhe besnikërie ndaj atdheut dhe qytetarëve. Sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për çdo punonjës të Policisë.

Gjithashtu, mirënjohje për veteranët që hodhën themelet e këtij institucioni dhe kontribuuan për forcimin e tij ndër dekada.

Falënderim qytetarëve për besimin dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, e cila vijon rrugën e transformimit, profesionalizmit dhe sh ërbimit me integritet ndaj vendit dhe shoqërisë.

Më tej, falënderoj mediat për rolin e tyre të rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe për pasqyrimin e punës së Policisë së Shtetit.

Gëzuar festën!

Drejtues Madhor Ilir Proda
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.