Memaliaj – Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy shtetas

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë goditur dhe dokumentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ku u kapën dhe u ndaluan shtetasit
S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njerit tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve S. S. dhe R. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
——————————–
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë referuar materialet për shtetasin F. Gj., 20 vjeç, banues në Gjirokasër, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit për ndalim të punonjësve të patrullës së Stacionit të Policisë Memaliaj.

Materialet në ngarkim të shtetasit F. Gj. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
———————————-
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet për shtetasin S. H., 54 vjeç, banues në Gjirokasër, pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, Tepelenë, ka hedhur një sasi inertesh në një hapësirë publike.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorim i tokës”.