Mat – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

 Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

 24-vjeçari i ndaluar nga Policia, i dënuar më parë për krime kundër personit, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe prodhimi e shitje të lëndëve narkotike.              

 Shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim M. H., 24 vjeç, banues në Burrel.

 Ky shtetas, në datën 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka kanosur shtetasin S. N. (i ndaluar më parë nga Policia).

 Në momentin e kapjes, shtetasit M. H. i janë gjetur të fshehura në trup disa doza të vogla me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

 Për shtetasin e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”,  “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

__

 Dibër/ Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim nga policia 4 shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin,  XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit:  R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.