Mat/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 43 vjeç, banues në Burrel. Nga dënimi me burgim të dhënë nga Gjykata e Dibrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, këtij shtetasi i duhet të vuajë dhe 3 muaj e 5 ditë.
Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K.M., 55 vjeç, banues në Klos, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesë, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.