Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”.
Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në ambientin e punës së tij (bilardo).
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç, Klos, i cili u kap në flagrancë me 19 copë doza kanabisi gati për shitje, në ambientet e punës së tij (bilardo).
Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

