Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 4 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative mbi lokalizimin e vendodhjes së një të kërkuari, kanë oragnizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Often”. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat.
Këtë shtetas, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Shtetasi M. Gj, është arrestuar më parë nga Policia ( në vitin 2020), ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë rezultuar se janë autorë të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive Administrative Ulëz dhe Baz.
Shtetasi M. Gj., duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e ka thyer masën e sigurisë dhe u shpall në kërkim në shtator 2021, ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.