Mat – Ekzekutohen 4 masa sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të operacionit policor “Kepi i Vozajve”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, ekzekutuan 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Kepi i Vozajve”, ka vendosur ndryshimin e masave të sigurisë për shtetasit A.K., B. K., A. H., G. XH., nga ‘Arrest në shtëpi’, në ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.K., dhe G. K., të cilët kanë qenë me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, nuk janë gjetur në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat për veprime të mëtejshme.

——-

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi për jetën bashkëjetuesen e tij, kapet dhe ndalohet 35-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. S., 35 vjeç, banues në Klos,Mat pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën bashkëjetuesen tij A. V., (shtetase greke).

Si pasojë e dhunës shtetasja A. V., ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente helmuese e cila po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital në Tiranë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit T. S., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.