Manëz, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjuricaj”

Manëz, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjuricaj”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një 37-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike.

Asgjësohen me anë të djegies 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, me dron, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacion policor të koduar “Gjuricaj”.

Gjatë operacionit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin A. Gj., i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅