Sekuestrohen 29 kg Kanabis, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në fshatin Usojë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M. Ç. në Usojë, Mallakastër u gjetën dhe u sekuestruan 29 kg lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit, në banesën ku u gjet lënda narkotike, ndodhej edhe shtetasi A. S., i cili dyshohet si bashkëpuntor me shtetasin M.Ç në këtë veprimtari kriminale.
Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. Ç,. 51 vjeç, banues në Mallakastër;
A. S., 45 vjeç, banues në Fier;
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.