Arrestohet një shtetas pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërkohë që Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:
R. C., 40 vjeç, banues në Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Ballshit, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së parë Fier kishte vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekje”.
—–
Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.