Maliq/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje

Maliq/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi M. K. ka dëmtuar me sende të forta, orenditë shtëpie dhe automjetin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.