Maliq / Kontrolle për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.
Si rezultat i kontrolleve, u konstatua një market, në të cilin mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për pronaren e marketit që i tregtonte konkretisht:
E. M., 43 vjeçe, banuese në Maliq, pasi në marketin e saj u gjetën 48 kuti me lëndë piroteknike (2899 kapsolla), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

