Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 161 bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
L. K., 53 vjeç, banues në fshatin Ivanaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi L. K. dyshohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi, në fshatin Ivanaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.