Evidentohen 3 raste të shfrytëzimit të hapësirave, për aktivitete ekonomike të paregjistruara (shitblerje/parkim automjetesh).
Vihen në hetim 3 autorët e paligjshmërisë.
Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, të kryera në kuadër të operacionit “Hapësirat publike”, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe/ose shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 34 vjeç dhe R. K., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Savër”, kishin pushtuar 2 hapësira publike, të cilat i shfrytëzonin si subjekte për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore;
-A. H., i cili shfrytëzonte një hapësirë në lagjen “Gafurr Muça”, si vendparkim automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore.
Plani operacional “Hapësirat publike” vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
