Lushnjë/Takim informues dhe sensibilizues me nxënësit e Shkollës së Bashkuar Bubullimë

Lushnjë/Takim informues dhe sensibilizues me nxënësit e Shkollës së Bashkuar Bubullimë. ‍♀️

Në kuadër të muajit tetor – Muaji i ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Ndihnësspecialistet për edukimin në shkolla pranë DVP Fier, në bashkëpunim me oficeren e sigurisë dhe me psikologen e shkollës, zhvilluan sesione informuese me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Bashkuar “Bubullime”.

Gjatë takimit, nxënësit u njohën me:
✅ Llojet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mënyrat e mbrojtjes së fëmijëve
✅ Rregullat e përdorimit të sigurt të internetit
✅ Si të raportojnë raste dhune, trafikimi ose kontakte të dyshimta nga persona të panjohur

Për të bërë më të kuptueshme mesazhet, u përdorën materiale ilustrative, fletëpalosje informuese dhe u shfaqën video sensibilizuese.
Nxënësit dhe mësuesit morën pjesë aktive në diskutime, ku ndanë pyetje dhe përvoja mbi situata të mundshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen personale.

#PoliciShkollë ‍
#MuajiKundërTrafikimit ✅
#PërSigurinëTuaj

#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt