Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit dhe me masë 10.000 lekë shtatë klientë që ndodheshin në lokal.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.