Lushnjë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit

Lushnjë

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Sekuestrohen 4 celularë.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një tjetër rast të lojërave të fatit, që ushtrohej në lokalin e shtetasit V. S., 29 vjeç, në Lushnjë. Në këtë lokal, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit D. D., 30 vjeç, A. Th., 56 vjeç dhe K. H., 31 vjeç, të tre banues në Lushnjë, duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetasit e lartpërmendur, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.