Lushnjë/Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike të forta

Lushnjë/Si rezultat i punës operative, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike të forta.

Siguronte sasi Kokaine dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, arrestohet 32-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike të forta, në doza, në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin M. Xh.,32 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.