Lushnjë/Goditet një tjetër rast i shitjes në doza, të drogave të forta

Lushnjë/Si rezultat i punës së inteligjencës policore, goditet një tjetër rast i shitjes në doza, të drogave të forta.

U kap në flagrancë, me doza Kokaine me vete, të cilat do t’i shiste në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅