Lushnjë/Goditën me grushte dhe sende të forta 1 shtetas, vihen në pranga 2 shtetas

Lushnjë/Goditën me grushte dhe sende të forta 1 shtetas, vihen në pranga 2 kushërinjtë.

Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër, menjëhrë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Zh., 35 vjeç dhe M. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

✅️Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin O. H., 44 vjeç, banues në Hamil, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë babain e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.