Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gamers”.
Vinin baste me celularë, në një subjekt privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”, arrestohen 4 shtetas, mes tyre pronari i subjektit.
Në hetim 1 shtetas, pasi në ambientet e këtij subjekti, u kap me një sasi Cannabisi me vete.
Sekuestrohen 4 celularë dhe sasia e Cannabisit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gamers”.
Gjatë operacionit u ndërhy në ambientet e një subjekti privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”, e përshtatur për këtë veprimtari. Në ambientet e këtij subjekti, u kapën në flagrancë, duke vënë baste me celularë, dhe u vunë në pranga, pronari i berberhanes, shtetasi A. G., 20 vjeç, si dhe shtetasit L. D., 22 vjeç, K. D., 19 vjeç dhe O. G., 22 vjeç.
Gjithashtu, në kuadër në këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 23 vjeç, pasi u gjet në ambientet e këtij subjekti, me një sasi të vogël Cannabisi me vete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.