Lushnjë
Efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhurojnë gjak për fëmijët me Talasemi.
Solidarë dhe me ndienjë të lartë përgjegjësie për qytetarët, ata i janë përgjigjur thirrjes së Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak, si dëshmi se puna dhe kontributi i Policisë në komunitet, nuk duhet të mbesë vetëm tek beteja e përditshme për të garantuar zbatimin e ligjit.
Humanizmi dhe ndihma janë në thelb të misionit të Policisë, prandaj efektivët e Policisë janë gjithmonë të gatshëm për akte të tilla, me impakt të lartë publik.