Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se një shtetas 26-vjeçar kishte komunikime me përmbajtje pornografike, në rrjetet sociale, me shtetase të mitura, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”, shtetasin Q. K., 26 vjeç, banues në Karbunarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.