Lukovë/Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Lukovë, Sarandë

Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga një 24-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, konstatuan në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”, një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira, me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve