Librazhd/Ndezi zjarr në pyllin e fshatit Xhyrë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë, identifikohet dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës, autori i dyshuar.
Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin:
R. B., 76 vjeç, banues në fshatin Xhyrë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në pyllin e fshatit Xhyrë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.