Lezhë/Zhvillohen takime me oficerët e sigurisë të shkollave të qarkut Lezhë

Lezhë

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë zhvilloi një takim me oficerët e sigurisë të shkollave të qarkut Lezhë.

Në këtë takim morën pjesë shefi i Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisar Oltion Gjoni, shefi i Sektorit të Krimeve, shefi i Rendit Publik, shefat e seksioneve të Policimit në Komunitet, si dhe punonjësit e Policisë të trajnuar për zhvillimin e orëve edukative në shkolla.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe strukturave arsimore, për të rritur sigurinë në shkolla, parandalimin e rasteve të dhunës dhe sjelljeve me risk, si dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e respektimit të rregullave dhe ligjit nga nxënësit.

Gjithashtu, u diskutua mbi rolin e oficerit të sigurisë si urë lidhëse mes shkollës, komunitetit dhe Policisë, për të garantuar një mjedis arsimor sa më të shëndetshëm dhe të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

#PoliciShkollë ‍♂️
#PërSigurinëTuaj ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt