Lezhë/Zhvillohen takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla

Lezhë/Zhvillohen takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla. ‍♂️

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Ndihmësspecialistja për edukimin në shkolla e DVP Lezhë, së bashku me oficerët e sigurisë dhe mësuesit, zhvilluan takime me nxënësit e shkollës jopublike “Effata” dhe të shkollës 9-vjeçare të fshatit Pllanë.

Gjatë takimeve u trajtuan tema të rëndësishme si:
✔ Bullizmi, Bullizmi kompjuterik
✔ Dhuna, Trafikimi i qenieve njerëzore.

Për të përcjellë mesazhet, u përdorën video, materiale ilustrative, fletëpalosje me informacion të dobishëm, dhe u shpërndanë stilolapsa dhe shirita me informacione për dhunën.

Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë informacione të ndryshme.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.

#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ‍♂️