Lezhë / Vijojnë takime me nxënësit, me objektiv garantimin e sigurisë në shkolla
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është të rritë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla të DVP Lezhë, së bashku me oficerët e sigurisë dhe me mësuesit, kësaj rradhe, zhvilluan takime me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kosova”.
Gjatë takimeve u trajtuan tema të rëndësishme si, pasojat sociale, shëndetësore dhe psikologjike që shkakton përdorimi i alkoolit dhe duhanit, sidomos te moshat e reja.
Për të përcjellë mesazhe, si dhe për të tërhequr interesin dhe kuriozitetin e nxënësve, u përdorën video, materiale ilustruese dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm.
Nxënësit morën pjesë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.
Aktivitetet do të vazhdojnë në shkolla të tjera të qarkut.
#Siguriapërtërinjtë
#Policianëshkollë
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë
#Pranëjushnëçdokohë




