Lezhë
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë ligjor dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit të ndodhur më datë 11.04.2024, në qytetin e Lezhës.
Arrestohen dy shtetas të cilët u shpallën në kërkim ditën që ndodhi konflikti.
Ndërkohë, në vijim të veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër (15-vjeçar) i përfshirë në konflikt.
Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje.
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.
Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.