Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. K.(P)., 28 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.
Nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 11.10.2021, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.