Lezhë / Takime me nxënësit për sigurinë në shkolla ‍

Lezhë / Takime me nxënësit për sigurinë në shkolla ‍♂️

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Lezhë, së bashku me oficerët e sigurisë dhe me mësuesit, zhvilluan takimin e rradhës me nxënësit e shkollës jopublike “Effata”.

Gjatë takimeve u trajtuan pasojat negative, sociale dhe penale, të konsumimit të alkoolit dhe duhanit.

Gjatë takimit u përdorën video, materiale ilustrative dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm, si dhe u shpërndanë objekte mësimore me mesazhe kundër dhunës.

Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.

#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ‍♂️