Menjëherë pas njoftimit nga një shtetase, se djali i saj kishte humbur gjatë një aktiviteti festiv, në shesh, dhe nuk po gjendej, shërbimet e Policisë u angazhuan për gjetjen e të miturit.
Pas kërkimeve intensive në zonën e aktivitetit dhe përreth saj, fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu kthye nënës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna falënderoi Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, që mundësoi gjetjen e të miturit.
Policia e Lezhës fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, për çdo incident apo nevojë për ndihmë që ata kanë, si dhe iu garanton se reagimi do të jetë maksimal, i shpejtë dhe profesional.