Lezhë/Kryen parakalime të rrezikshme në aksin rrugor “Mabë–Lezhë”, ndëshkohen me masa administrative 2 drejtues automjetesh dhe iu zbriten 10 pikë nga leja e drejtimit.

Lezhë

Kryen parakalime të rrezikshme në aksin rrugor “Mabë–Lezhë”, ndëshkohen me masa administrative 2 drejtues automjetesh dhe iu zbriten 10 pikë nga leja e drejtimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqen dy automjete duke kryer parakalime të rrezikshme në aksin rrugor “Mabë–Lezhë”, kryen menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Nga verifikimet e kryera, u identifikuan drejtuesit e automjeteve, shtetasit N. Gj. dhe A. L.

Në bazë të Kodit Rrugor, secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, duke i garantuar se reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.