Lezhë
Parakaloi në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, procedohet administrativisht drejtuesi i automjetit.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqej një automjet që kryente parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Nga verifikimet e kryera. u identifikua drejtuesi, njëkohësisht pronari i automjetit, shtetasi A. D., banues në Shkodër.
Në zbatim të nenit 141 dhe nenit 127 të Kodit Rrugor, ky i fundit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, për shkeljen e kryer.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median, për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.