Lezhë/Informacion shtesë
Në vijim të kontrolleve dhe veprimeve hetimore që po kryhen për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Pllanë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Fushë Gjormë, një automjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Nga këqyrja paraprake, në automjet nuk janë konstatuar sende të kundërligjshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.