Lezhë – Goditen disa raste veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza

Lezhë
Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditen disa raste veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.
Vihen në pranga 3 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.
Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve policore për disa shtetas, që dyshohej që posedonin doza me lëndë narkotike që do ta shisnin në Shëngjin, shërbimet Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe persona, në Shëngjin, Lezhë, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoni, S.K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe A.K.,25 banues në Kosovë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit: B.A., 30 vjeç, banues në Australi, A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues Shkup, Maqedoni.
Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.