Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë apo që janë autorë të dyshuar të veprave penale.
Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe mbante me vete armë gjahu pa leje, vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut, të cilën e mbante pa leje.
Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në zbatim te planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, atyre që tentojnë të trafikojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike, kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme të qytetit Lezhë.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në në aksin rrugor Lezhë-Mabë , kanë ndaluar një automjet tip ” Benz” që drejtohej nga shtetasi B.B.
Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, drejtuesi i mjetit i mjetit ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjëndje të dehur, në masën 1.02 mg/ l.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.B.,30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.