Lezhë-Bllokoi qarkullimin me automjetin që parkoi gabimisht, procedohet

Gjithashtu, sekuestrohet automjeti.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit në qytet dhe në zona me lëvizje të lartë, konstatuan një rast të tillë, në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin P. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në zona të ndaluara, me qëllim që të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve. Shkeljet do të trajtohen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.