Lançimi i Planit të Integritetit

Lançohet Plani i Integritetit si nga format më të mira të parandalimit të krimit.

Komisariati i Policisë Nr. 1 në varësi të DVP Tiranë është struktura e parë policore që harton një Plan Integriteti 2020–2023. Ky dokument iu prezantua të gjithë aktorëve të interesit.

Impakti i Planit të Integritetit (PI):

• Përforcimi dhe ndërgjegjësimi i mëtejshëm i të gjitha niveleve të drejtimit ndaj një kulture mospranuese dhe parandaluese të korrupsionit.
• Përmes Planit të Integritetit zbatohen në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse standardet, parimet dhe objektivat në luftën kundër korrupsionit.
•Rrit vëmendjen e institucionit për zonat/proceset e riskut e integritetit sipas fushave të veprimtarisë së institucionit.
•Plani i Integritetit lufton shkaqet e korrupsionit dhe rrit besueshmërinë publike të institucionit.