Laç/Plan i posaçëm policor për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout

Laç, Kurbin

Plan i posaçëm policor, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit 12-javor, në kishën e Shna Ndout. Masat u intensifikuan gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, me përmbylljen e pelegrinazhit.

Plani i posaçëm u hartua dhe u zbatua nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Komisariati i Policisë Kurbin, Sektori i Policisë Rrugore, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Plani u mbështet nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore e Drejtorisë së Policisë Rrugore të DPPSh-së.

Masat përfshinë aspekte të rendit dhe sigurisë publike, si dhe menaxhimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i masave të marra dhe mirëkuptimit të qytetarëve për zbatimin e udhëzimeve të Policisë, gjatë gjithë kohës së pelegrinazhit nuk është evidentuar asnjë problematikë që lidhet me rendin, sigurinë publike.

Policia e Lezhës uron besimtarët, pelegrinazh të mbarë gjatë ditës së sotme.