Akademia e Sigurisë
Kursantët e Kolegjit Profesional në Akademinë e Sigurisë përfunduan me sukses trajnimin e pjesshëm në terren për Patrullë të Përgjithshme.
Nesër, këta kursantë do të vijojnë pjesën e dytë të teorisë, në Kolegjin Profesional të Policisë në Akademinë e Sigurisë.
Përkushtimi dhe aftësia e drejtuesve të grupeve të kursantëve, të cilët bënë monitorimin në terren (OTT), iu ka krijuar besim këtyre të rinjve, për veprimet që duhet të kryejnë në praktikë, për masat administrative që do iu duhet të marrin gjatë punës, si dhe për kryerjen e veprimeve policore në grup.
Ndërkaq, imazhi i këtyre kursantëve në moshë të re dhe profesionalizmi i shfaqur prej tyre, gjatë kryerjes së veprimeve policore, nxitën mjaft të rinj në komunitet, që të shfaqnin interes mbi procedurat e aplikimit për t’u pranuar në strukturat e Policisë, si dhe mbi kurrikulën teorike dhe atë praktike të Akademisë.