Kurbin / Vijojnë takime me nxënësit, me objektiv garantimin e sigurisë në shkolla

Kurbin / Vijojnë takime me nxënësit, me objektiv garantimin e sigurisë në shkolla

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍ Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla të Komisariatit të Policisë Kurbin, kësaj rradhe, zhvilluan një takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shullaz.

Gjatë takimit u trajtuan pasojat sociale, shëndetësore dhe psikologjike që shkakton përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike, sidomos te moshat e reja.

Për të përcjellë mesazhet dhe për të tërhequr interesin dhe kuriozitetin e nxënësve, u përdorën video, materiale ilustruese dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm.

Nxënësit morën pjesë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.

Aktivitetet do të vazhdojnë në shkolla të tjera të qarkut.

#Siguriapërtërinjtë
#Policianëshkollë
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurt
#Pranëjushnëçdokohë