Kurbin/Takime të tjera me nxënësit, për sigurinë në shkolla

Kurbin/Takime të tjera me nxënësit, për sigurinë në shkolla ‍♂️

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi i nxënësve dhe të rinjve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Në vijim të programit, ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të Komisariatit të Policisë Kurbin zhvilluan takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela”, në fshatin Gorre.

Gjatë takimit u trajtuan pasojat që vijnë nga konsumi i duhanit.

Për të përcjellë mesazhe, u përdorën video, materiale ilustruese dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm. Gjithashtu, u dhuruan objekte shkollore, me mesazhe.

Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.

Aktivitetet do të vijojnë dhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.

#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ‍♂️