Kurbin/Plagosen me mjet prerës 20-vjeçarin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 vëllezërit

Kurbin/Plagosen me mjet prerës 20-vjeçarin për motive të dobëta, vihen në pranga dy vëllezërit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve J. Ç. (K.) 33 vjeç dhe E. K. 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.