Kurbin
Ndërtonte pa leje, në sheshin e qytetit të Laçit, për të zgjeruar biznesin e tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Sekuestrohen materialet e ndërtimit.
Si rezultat i patrullimeve në terren dhe i verifikimeve, të kryera me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë së ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë goditur një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u vu në pranga shtetasi E. Ç., 43 vjeç, banues në Tiranë.
43-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, teksa kryente punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, për të zgjeruar biznesin e tij (lokal), të cilin e kishte në sheshin qendror të qytetit të Laçit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.