Kurbin / Lezhë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, lokalizojnë dhe kapin një tjetër shtetas shqiptar të dënuar nga legjislacioni italian për “Trafik droge”,  me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar profesionale, lokalizuan dhe kapen duke e arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

 

  • A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.

 

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me urdhër-arrest të vitit  2013,  e kanë dënuar këtë shtetas për veprën penale ” Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga legjislacioni ltalian, të cilit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.