Kurbin, Lezhë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Policia e Kurbinit, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar 4 vite burg, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.