Kurbin/Kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, arrestohet 38-vjeçari

Kurbin/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112